Tue, Oct 1, 2024

“Epoka” e Neuer drejt fundit, Bayern “sulm” total për Alisson, ofertë “gjigande” për Liverpool

  • PublishedOctober 1, 2024

Epoka e Manuel Neuer po shkon drejt fundit duke bërë që drejtuesit e Bayern Munich të hidhen me kohë të plotë në merkato për të gjetur më në fund një zëvendësues. Në moshën 38 vjeçare Neuer nuk ofron më garanci, pavarësisht se kapiteni vijon të perfomojë në nivele të larta te Bayern, ndërsa pas Evropianit njoftoi tërheqjen e tij nga përfaqësuesja gjermane për t’iu përkushtuar vetëm klubit.

Nga Anglia zbulojnë pasuesin e Neuer, më saktë dëshirën e drejtueseve të Bayern dhe të trajnerit Kompany. Sipas The Sun: Bayern po ndjek prej kohësh Alisson Becker, portierin e Liverpool. Kompany është aq i fiksuar pas brazilianit sa po ushtron presion te stafi drejtues që të paraqesin një ofertë “majme” për të joshur Liverpool dhe Alisson, në mënyrë që të sigurojnë sa më shpejtë shërbimet e tij, mundësisht që në verën e ardhshme.

Gjithnjë sipas The Sun, Bayern është gati të investojë 30 milionë euro për kartonin e Alisson, ndërsa për portierin ofrojnë 5 milionë euro në sezon. Alisson ka një kontratë me Liverpool deri në 2027.

()

AlbaniaWeb.net