S’mori pjesë në ‘BBV’ ku ishte Luizi, Albano Bogdo zbulon penalitetin që do merrte
Aktori i njohur Albano Bogdo ishte i ftuar në “Robi plaket kur don vet’” nga Robert Berisha. Pyetjes se përse nuk mori pjesë në ‘Big Brother VIP Albania 2’, aty ku pjesë ishte edhe Luiz Ejlli, nuk iu shmang dot.
Ai sqaron se asokohe pranoi, por i duhej të prishte kontratën me “Klanifornia” që transmetohej në Tv Klan e cila do të kushtonte më shumë sesa çmimi i madh.
“Mua më kanë bërë ftesë të hyja te ‘Big Brother’ përpara se të hyja te ‘Ferma’, atë vitin që ishte Luizi. Më thanë në fillim të janarit të shkoja në ‘Big Brother’, nuk shkova. Unë i thashë vij, s’ka problem por atëherë punoja te ‘Klanifornia’ dhe duhet të prishja kontratën. Prishja e kontratës sime kushtonte 280 mijë euro, 100 mijë euro ishte çmimi i madh. Ta kisha dhe të sigurt e fitoja apo jo se atë vit Luizi qe bërë kështu sikur kishte çliruar Shqipërinë me tek xheton, aq i famshëm u bë atë vit, ishte super viral dhe jo pa të drejtë, ishte flakë”, tha ai.
Tashmë kanë nisur tashmë të diskutohen emrat për Big Brother VIP, si për edicionin e Kosovës e ashtu edhe për të Shqipërisë, por ende asgjë konkrete nuk ka dalë në dritë