Tue, Oct 1, 2024

Napoli, McTominay: Ndryshon shumë Serie A me Premier League, ky është sulmuesi më i fortë që jam përballur

  • PublishedOctober 1, 2024

Scott McTominay, mesfushori i Napolit, foli në Radio CRC për tema të ndryshme.

“Krahasimi mes Premier League dhe Serie A? Në Serie A shikohet shumë aspekti taktik. Në Angli, fokusi është te pjesa fizike” – tha ish-lojtari i Manchester United.

“Futbollisti më i fortë fizikisht me të cilin kam luajtur është sigurisht Romelu Lukaku. E them me bindje”- theksoi skocezi.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net