Tue, Oct 1, 2024

Irani nis hakmarrjen ndaj Izraelit, qindra raketa lëshohen drejt Tel Avivit, ndizen sirenat e alarmit

  • PublishedOctober 1, 2024

Irani ka nisur hakmarrjen duke lëshuar qindra raketa në territorin izraelit, sipas Reuters!

Ushtria izraelite thotë se raketat janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit. Më herët u raportua se ka pasur një shpërthim në Tel Aviv dhe tashmë sirenat paralajmëruese po bien në Jerusalem, sipas agjencisë së lajmeve.

Në një postim në X Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), deklarojnë se të gjithë civilët izraelitë janë në strehimore për bomba ndërsa raketat nga Irani vijojnë të hidhen në Izrael.



AlbaniaWeb.net