Sun, Nov 24, 2024

Fiks Fare/ Eskortat e huaja “zaptojnë” Shqipërinë, s*ks 200 euro ora, shërbimet ekstra plus! Fitimi ndahet në gjysmë me tutorët

  • PublishedOctober 1, 2024

Emisioni Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme sesi operon rrjeti i eskortave në Shqipëri.

Vajza të huaja të moshave dhe profileve të ndryshme ushtrojnë prostitucion lirisht në çdo qytet të vendit. Mjafton të hysh në një link në internet i quajtur “Shkodra escort”, aty gjen numrin e eskortave në çdo qytete, foto dhe numra sesi mund të lidhesh me to dhe pastaj t’i takosh. Po në këtë faqe janë edhe të dhënat për numrin e eskortave në çdo qytet.

Në krye të listës qëndron Tirana me rreth 1200 eskorta , ndërkohë vendin e fundit e mban Korça me 1 të tillë.

Në investigimin e tyre gazetarët e Fiksit sollën takime  dhe biseda me vajzat e huaja të cilat tregonin vendet nga vinin dhe çdo gjë tjetër këtu.

Takimin e parë Fiksi e bëri me një vajzë 24 vjeçare që prezantohet si latine dhe prej kohësh ushtronte prostitucion në qytetin e Shkodrës.  Komunikimi me bashkëpunëtorin e Fiksit bëhen në gjuhën shqipe dhe me atë të aplikacionit Whatsapp.  Aty i dërgon edhe vendndodhjen si dhe listën e pagesës për shërbimet që ofronte. Ndërkohë  në takimin e ‘klientit’ me prostitutën , kjo e fundit nuk dinte asnjë fjalë shqip.

Prostitucionin e kryente në një banesë dhe menjëherë sapo bashkëpunëtori i Fiksit hyri iu morë pagesa prej 200 eurosh ora. Nëse ai do të kërkonte shërbime ekstra, ato kishin pagesë tjetër plus. Më pas vajza e fton të shkojnë në një dhomë, ku i shpjegon bashkëpunëtorit të Fiksit se nuk di shqip. Ajo që të bie në sy është veprimet dhe shenjat që ajo bën karshi tij, për t’i treguar që monitorohen.

Takimi i dytë që solli Fiksi në investigimin e tij u bë në Tiranë. Aty ku lulëzon tregu i prostitucionit. Edhe kjo eskortë  30 vjeçare komunikoi me anë të mesazheve në Whatsapp si dhe aty dërgoi vendndodhjen e saj dhe priti klientin e radhës. Ajo në internet ishte prezantuar si japoneze, por kur bashkëpunëtori i Fiksit e takoi i pohoi se ishte gjysmë malajziane dhe ruse. Ndërkohë që në profilin e saj kishte vendosur një foto tjetër, nuk ishte vetë personalisht.

Biseda me të ishte më e gjatë dhe më e lirshme. Ajo tregoi se në Shqipëri e solli një shoqe dhe se e di dhe njeh plot të huaja në vendin tonë që ushtrojnë prostitucion.  Madje në apartamentin që kishin si strehë ishin edhe dy vajza të tjera nga Kina. Tregon se ka një menaxhere e cila i gjen klientët, flet me ta në shqip dhe i merr edhe gjysmën e pagesës.  Ajo e fton bashkëpunëtorin e Fiksit që të shkojë sërish  dhe të takohet më vajzat kineze. Gjithmonë komunikimi thekson ajo të behët me menaxheren.

Në të dyja rastet që Fiks Fare solli, u komunikua me vajzat me numër shqiptarë, i cili ishte publikuar poshtë fotos së tyre në linkun e internetit. Edhe pse ato janë të huaja dhe nuk dinë shqip, komunikimi me klientët bëhet në shqip.