Sun, Nov 24, 2024

Detaje të reja nga “Squid Game 2”

  • PublishedOctober 1, 2024

Dhjetori pritet të jetë një muaj emocionues për fanatikët e “Squid Game”, pasi pritet të dalë sezoni i dytë i këtij seriali të suksesshme. Me aktorë si Gong Yoo, pritshmëritë janë të larta për një sezon që do të vijë me shumë mister, aksion dhe tension. Data e premierës, 26 dhjetorit është e shumëpritur nga publiku, i cili është i gatshëm të bëjë një rrugë tjetër në botën e errët të “Squid Game”.

Ishte tetori i vitit 2024, kur “Squid Game” u shndërrua në një fenomen global, dy javë pas publikimit të heshtur në platformë, duke u bërë seria e parë koreane që arriti në vendin e parë në SHBA në Netflix.

Tani, pritshmëritë janë krejt të ndryshme për sezonin e dytë të “Squid Game”, që pritet të dalë për Krishtlindje. Ndryshe nga sezoni i parë, tashmë ekziston një strategji marketingu.

Disa javë më parë u publikua një trailer i parë që përqendrohet në Seong Gi-hun, të luajtur nga Lee Jung-jae, i cili kthehet në lojë, ndoshta për hakmarrje, duke përgatitur konfliktin e tij me Front Man-in. Megjithatë, Front Man nuk është i vetmi mister që mund të zbulojë sezoni i dytë, pasi krijuesi Hwang Dong-hyuk vazhdon të zgjerojë botën e “Squid Game”. Gjithashtu, kemi Shitësin, i njohur si “The Slapper”, që rekruton njerëz të cenueshëm në lojë. Një ‘teaser’ i ri për sezonin e dytë u publikua dje, me fokus të veçantë te ky personazh.

Në këtë video promocionale, Gong Yoo, aktori që luan Shitësin, është duke u përgatitur për ditën e tij. Ai pi kafe, shikon qytetin, vesh një kostum të rregullt dhe shkon në metro për punë… si shumë biznesmenë të tjerë në qytete të mëdha. Por puna e tij është më e errët, pasi ai rekruton njerëz në lojë, duke i shtyrë drejt vdekjes me premtime të shtrembëruara. Kjo është një metaforë e qartë për kapitalizmin e pakufizuar, temë që “Squid Game” e ka trajtuar që nga fillimi.