Wed, Oct 2, 2024

VIDEO/ Të mëdhatë nuk falin në Champions! Fitore të thella për Interin, Barcelonën dhe Cityn

  • PublishedOctober 1, 2024

Ndeshjet e para të xhiros së dytë në fazën e ligës në Champions dhuruan emocione dhe gola. Barcelona mori triumfin e parë në këtë kompeticion, teksa mundi pastër 5-0 Young Boys Fitore me goleadë 7-1 e Dortmundit ndaj Celticut, në një sfidë pa histori. Interi nuk fal në shtëpi ndaj Cervena Zvezdës, një sukses 4-0.

Asnjë problem për Manchestër  Cityn, që nuk hasi vështirësi ndaj Slovan Bratislavës, duke triumfuar 0-4.

Kampionët e Gjermanisë, Leverkusen kaluan 1-0 pengesën e Milanit. Në ndeshjen tjetër, PSG pësoi disfatë 2-0 ndaj Arsenalit. Të mërkurën luhet takimet e tjera të Champions.

(VIDEO MANCHESTER CITY)

(VIDEO BARCELONA)

(VIDEO INTER)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net