Wed, Oct 2, 2024

Champions League/ “Tërmet 7 ballësh” në Dortmund, protestë, gola dhe show i verdhezinjve, barazojnë Sparta e Qazim Laçit dhe PSV

  • PublishedOctober 2, 2024

“Tërmet 7 ballësh” në Dortmund. Skuadra e Nuri Sahin ka shkatërruar ekipin e Celtic duket realizuar plotë 7 gola. Verdhezinjtë u treguan të pamëshirshëm, teksa nuk ditën të ndaleshin në këtë mbrëmjes, duke u konfirmuar si një ekip me një potencial sulmues të frikshëm.

Sfida u hap me një koreografi të jashtëzakonshme të “Murit të Verdhë”, por edhe shumë domethënëse, me mbishkrimin: Uefa mafia dhe më poshtë, Juve nuk ju intereson futbollit, por vetëm paratë.

Megjithatë në fushën e lojës lojtarët vendas u kujdesën për një supe show për tifozët e tyre. Miqtë qëndruan në lojë vetëm 9 minutat e para, teksa barazuan golin e Emre Can me Maedan. Më pas erdhi edhe Karim Adeyemi show. Futbollisti shënoi një tripletë, duke u konfirmuar si futbollisti më në formë për momentin nga verdhezinjtë. Golat e tjerë, për të kompletuar fitoren e thellë erdhën nga Guirassy me një dopietë si dhe Nmecha.

Barazim 1-1 përfundoi sfida e zhvilluar në Philips Stadion të Eindhovenit mes kampionëve holandez të PSV dhe atyre portugezë të Sporting Lisbonës. Sfida nuk i realizoi pritshmëritë, teksa pritej të kishte më shumë spektakël dhe gola. Miqtë barazuan vetëm në fund me Bragancan, golin e PSV në pjesën e parë realizuar nga Jerdy Schouten.

Po 1-1 në barazim u mbyll edhe sfida e zhvilluar mes Shtutgart dhe Spartës së Pragës. Të dy golat u rrealizuan në pjesën e parë, ku fillimisht ishin vendasit që realizuan në minutën e 7 me Millot, por barazimi erdhi nga Kairinen, pas një ekzekutimit perfekt nga goditja e dënimit. Në këtë sfidë u aktivizuan nga minuta e parë futbollistët shqiptar Qazim Laçi dhe Albion Rrahmani, të cilët sipas Sofascore u vlerësuan në përfundim të ndeshjes me notat 6.7 dhe 6.4.

Ndërkohë surpriza e vërtetë e 2 raundeve të para në këtë Champion ka një emër dhe quhet Brest.Ekipi francez pasi siguroi fitoren e parë 2 javë më parë ndaj Sturmit të Grazit, këtë herë mund një tjetër skuadër austriake, Salzburgun, me rezultatin e thellë 0-4. Miqtë u treguan fantastikë, teksa arritën të shfrytëzonin thuajse çdo mundësi para portës së Salzburg, me vendasit që marrin humbjen e dytë në Champions, duke kapitulluar përpara ekipit debutues këtë sezon.Njeriu i ndeshjes ishte Abdallah Sima që realizoi një dopietë.

AlbaniaWeb.net