Përplasja te Komisioni i Etikës/ Kërkohet përjashtimi i 24 deputetëve! Noka shkul mikrofonin, Korreshi ironizon, Bushka ndërpret mbledhjen
Opozita po pengon nisjen e mbledhjes së Komisionit të Etikë, ku pritet të diskutohen incidentet në sallën e Kuvendit, për të cilat kërkohet përjashtimi i 24 dpeutetëve.
Deputetët e opozitës janë futur në sallën e Grupit të PS-së, ndërkohë që kanë nisur debatin me mazhorancën.
Saimir Korreshi: Ku do ta bëjmë mbledhjen?? Jemi bërë me Gardë Revolucionare këtu
Flamur Noka: Asnjë të mos ulet
Saimir Korreshi ironizon: Në emër të popullit, je i arrestuar
Flamur Noka i drejtohet kryetares së Komisionit të Etikës, Klotilda Bushka: Ti përfaqëson krimin e organizuar dhe korrupsionin e këtij populli! Ti dhe Edi Rama. Turp! Ju përfaqësoni hajdutët
Klotilda Bushka: Ndërprisni mbledhjen
Flamur Noka: Hajdutët e 5 milionë eurove
AlbaniaWeb.net