Mon, Nov 25, 2024

FOTO/ “Një pjesë e parë ëndrrash”, Gjimshiti shkëlqen në Champions, por shqetëson Sylvinho-n

  • PublishedOctober 3, 2024

Dikur bënte “bomberin” në Europa League, turne që i shkoi deri në fund një vit më parë, por tani Berat Gjimshiti konfirmon veten edhe në Champions League. Kapiteni kuqezi realizoi golin e tij të parë në këtë turne, një gol tip prej një sulmuesi duke shfaqur nuhatje brenda në zonë. Për fat të keq, një shqetësim në ije bëri që qendërmbrojtësi të qëndronte në dhomat e zhveshjes, një lëvizje kjo e trajnerit Gasperini për të mos rrezikuar më shumë titullarin e tij të padiskutueshëm.

Pavarësisht se qëndroi në fushë vetëm për 45 minuta, Gjimshiti rezultoi një nga lojtarët më të vlerësuar në radhët e Atalanta-s, nota 7: “Drejton mbrojtjen me personalitet, madje ka edhe luksin të shënojë golin e tij të parë në Champions League. Një pjesë e parë ëndrrash”, shkruajnë mediat italiane.

Gjishiti
Gjishiti

Gjimshiti do t’i nënshtrohet kontrolle më të detajuara për të përcaktuar me qartë shkallën e dëmtimit. Ky lajm shqetëson jo pak edhe trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho.

Gjimshiti nuk ishte i pranishëm as në dy sfidat e para të Ligës së Kombeve, ndërsa prezenca e tij mbetet në dyshim edhe për dy ndeshjet e tetorit, kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë. Pavarësisht se Kumbulla dhe Ismajli luajtën dy takime në nivel shumë të lartë, prezenca e Gjimshitit është jetike në radhët e kombëtares, thjesht i pazëvendësueshëm.

AlbaniaWeb.net