Gossip Sport/ Blerta Dajaku “shpërthen” rrjetin, e ëma e Leon Dajakut në qendër të mediave rozë (FOTO GALERI)
Blerta Dajaku e ëma e futbollistit shqiptar të Hajduk Spilt Leon Dajaku, ka pushtuar së fundmi rrjetet sociale.
Në fakt rrallë ndodh që e ëma e futbollistit të jetë më shumë në qendër të vëmendjes se sa vetë futbollisti. E ky duket se është rasti. Leon Dajaku është vetëm 23 vjeç. Ai është aktivizuar më parë edhe me ekipe si Union Berlin dhe Sunderland.
Në pamje të parë, pa e ditur historinë dhe duke parë një foto së bashku me Leon, duket se janë vëlla e motër. Pamja rinore e Blerta Dajakut, mamasë së Leonit, ka pushtuar botën e rrjeteve sociale dhe në Instagram profili i saj ndiqet nga 22 mijë ndjekës, por çdo ditë vazhdon të rritet.
Asaj i është kushtuar një artikull edhe në tabloidin britanit The Sun, si dhe tek prestigjozja spanjollja Marca. Ajo është 40 vjeç, djali 23 dhe për këtë arsye është një diferencë shumë e vogël moshe nënë e bir.