Pjesë të një organizate kriminale të trafikut të drogës, burg për katër shqiptarët në Spanjë
Katër shqiptarë janë dënuar me burg në Spanjë, pasi u shpallën fajtor për kultivim të lëndëve narkotike.
Arrestimi i tyre është kryer në dhjetor të vitit 2022, ku policia mësyu në tre magazina industriale në qytetin L’Alcora, ku gjetën dhe sekuestruan 3500 bimë marijuanë dhe 2 kg sytha marijuanë gati për t’u shitur.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, katër të burgosurit kanë qenë pjesë e një organizate kriminale të strukturuar në fushën e lëndëve narkotike.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–