Sun, Nov 24, 2024

Flasin fqinjët për vdekjen e 26-vjeçarit që humbi jetën nga tritoli:E pëson i miri!

  • PublishedOctober 4, 2024

Pas tre muajsh në koma, Enea Thomaraj ndërroi jetë në spital. Lidhur me ngjarjen e rëndë kan folur fqinjët e tij, të cilët e përshkruajnë 26-vjeçarin si “një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij”.

Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu”, tha një nga fqinjët.

“S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”-, tha fqinji.

“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.

Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët.