Sun, Nov 24, 2024

Peleshi flet për protestën e opozitës të hënën: Për çfarë arsyeje dalin, për një vendim të formës së prerë të Gjykatës?

  • PublishedOctober 4, 2024

Niko Peleshi flet për organizimin e protestës së opozitës dhe kaosin në kuvend, nga Korça:

Maxhoranca a do i hapi krahun opozitës në këtë situatë të trazuar tashmë?

Peleshi: Maxhoranca përgjigjet për sjelljen e vetë politike, ligjore, natyrisht për raportet e veta me institucionet kushtetusese siç është parlamenti dhe besoj se nuk është në diskutim maxhoranca për momentin, ne jemi në detyrë, jemi në kuvend, respektojmë kuvendin dhe bëjmë detyrën. Trazirat apo ngjarjet e fundit të pa hijshme për sjelljen politike në kuvend, besoj duhet të pyesni opozitën. Mua nuk më vjen mirë, nuk dua të bëj këtë ndarje ne dhe ata sepse në fund të fundit jemi koleg, nuk më vjen mirë jo për 20-24 po qoftë edhe për një deputet të jetë i përjashtuar ose sekretariati të ketë qënë i detyruar ta përjashtojë nga seanca, por jo cdo gjë është në dorën tonë.

Të 24 të përjashtuarit ishin aktiv, apo ishin më pak?

Peleshi: Me këtë nuk merret grupi parlamentar i Ps që unë drejtoj, është një çështje e strukturave të kuvendit, konkretisht sekretariatit për etikën, që merr në shqyrtim provat dhe merr vendim, nuk mund të pyetem unë për këtë. Unë ju thash personalisht, dhe grupit tonë nuk i intereson të ketë një seancë jo normale apo me përjashtime. Ne duam të kemi një seancë normale, me debat të fortë por brenda disa vijave të kuqe. I vetmi problem që shohim në politikën e këtyre viteve është kuptimi i vijave të kuqe. Të debatojmë, por jo të dalim përtej. Ajo që ndodhi ishte e pa precedent, por ne nuk duam ta kemi prezent dhunën në parlament dhe ta eskalojmë nga një krizë ndërpartiake tek tjetra. Këto janë mendimet tona jo vetëm personale por edhe të grupit parlamentar, nuk është dëshira jonë te ketë një parlament të pastabilizuar.

Protestat e të hënës, për qeveri teknik, a do jetë e gatshme maxhoranca për të pranuar kërkesat?

Peleshi: S’mund të komentoj çfar vendos opozita, protesta është një element demokratik nuk është një erezi. Protesta e dhunshme pastaj është diçka tjetër, por unë nuk mund ta paragjykoj. Protesta është zgjedhja e tyre, kërkesat politike ata mund t’i formulojnë sipas orekseve politike të veta por unë nuk shikoj se ka ndonjë arsye që të vihet në diskutim qeveria. Për ç’arsye, për shkak të një vendimi të formës së prerë të një sistemi të pavarur nga qeveria? A po flasim pasi kemi kryer së bashku një reformë në drejtësi? E kemi votuar me 140 vota me duartrokitje. Tani të gjykojmë ne vendimet e gjykatave? Për këtë arsye të dali në protestë?


AlbaniaWeb.net