Fri, Oct 4, 2024

FOTO/ “Tredhëmbëshi më i mirë në Evropë”, në Spanjë i bëjnë jehonë sulmit të Barçës

  • PublishedOctober 4, 2024

Me 7 fitore 1 barazim në 8 ndeshje, 21 pikë në total, Barcelona kryeson La Liga-n. Një meritë të padiskutuar për këtë ka faza ofensive pasi ekipi i Hansi Flick ka realizuar 25 gola në 8 ndeshje, sulmi më i mirë në Spanjë. Listën e golashënuesve më të mirë e kryeson Robert Lewandowski në kuotën e 7 golave, i ndjekur nga Perez i Villareal me 6 gola. Në podium gjejmë një tjetër lojtar blaugrana, Raphinha me 5 gola. 4 gola këtë fillim sezoni ka realizuar edhe Lamine Yamal.

Mmundo Deportivo
Mmundo Deportivo

Pikërisht ky detaj ka tërhequr edhe vëmendjen e Mundo Deportivo, me të përditshmen spanjolle që hap faqen e parë me titullin: “Tredhëmbëshi më i mirë”. Lewandowski-Raphinha-Yamal kanë shënuar të tre së bashku plot 16 gola duke qenë tredhëmbëshi më i mirë në Evropë në 5 kampionet më të rëndësishme. Treshja e Barcelonës ndiqet nga Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Sporttt
Sporttt

Barcelona po kalon një sezon pozitiv, por dëmtimet e kanë kushtëzuar shumë trajnerin Hansi Flick. Sipas mediave spanjolle, me grupin priten të bashkohen shpejt edhe lojtarë si Dani Olmo, Fermin e Gavi. Me grupin së fundmi është bashkuar De Jong, lojtar për të cilin po punojnë për të rinovuar kontratën e tij aktuale.

()

AlbaniaWeb.net