Fri, Oct 4, 2024

“Nuk kam asgjë, s’kam as shtëpi. as punë”/ Albano Bogdo nis emision të ri: S’kam as gjini, as…

  • PublishedOctober 4, 2024

E diela e 6 nëntorit, do ta gjejë aktorin e mirënjohur Albano Bogdo në krye të emisionit të tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori i humorit nëpër një postimi të ndarë në llogaritë e tij personale. Emisioni është titulluar “2984” që simbolizon ditëlindjen e tij, 29 shtator 1984 dhe do të transmetohet në Vizion Plus.

Në video, Albano prezantohet si një njeri pa motivim, pa personalitet, pa para, pa aftësi dhe që nuk merr kënaqësi nga asgjë.

Përshëndetje, unë jam Albano Bogdo. Për të gjithë ju që kujtoni se më njihni, duhet ta dini se momentalisht realiteti në të cilin jetojmë, nuk më ofron asnjë motivim sepse unë në këtë realitet nuk kam as punë, as shtëpi, as jetë sociale. Nuk kam as kartë identiteti, as kartë personaliteti, as lekë. Në këtë realitet nuk di ku të shkoj dhe nuk dua të shkoj asgjëkundi. Nuk kam as gjini, nuk kam as aftësi të veçanta, as të përgjithshme. Nuk më argëton asnjë lloj spektakli apo filmi. Nuk kam asgjë dhe nuk kam dëshirë për asgjë. E vetmja gjë që kam janë këto.