Fri, Oct 4, 2024

Bashkëshortja e Acerbit me hobi të ri, Claudia Scarpari pozon duke luajtur golf (FOTO GALERI)

  • PublishedOctober 4, 2024

Francesco Acerbi tek Inter ka rilindur. Pas disa sezoneve pozitive, e sidomos ai i fundit ku arrit që me zikaltrit të shpallej kampion, ai po vijon sërish të tregojë kualitetin e tij në qendër të mbrojtës, ku së fundi fitoi vlerësimet maksimale, pas ndeshjes që Interi luajti me Cityn, duke eleminuar plotësisht sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.

Megjithatë pas suksesit të Acerbit, duket se fshihet bashkëshortje e tij, e cila ka qenë gjithmonë në krah të mbrojtësit italian edhe në periudhën e tij më të vështir, kur u diagnostikua me një sëmundje të rëndë.

Claudia Scarpari, së fundi ka postuar disa foto “hot” në rrjete sociale, ku madje ka bërë prezent edhe një hobi të saj, atë për të luajtur golf.

AlbaniaWeb.net