Strehuan vrasësin e Edmond Papës dhe mbanin armë në banesë, Apeli lë në burg Julian dhe Andrea Kalemin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” dy persona, të cilët ishin arrestuar nga Policia, pasi kishin strehuar në banesën e tyre Andrew Bode, i arrestuar për vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të vitit 2022.
Bëhet fjalë për Julian dhe Adriatik Kalemin. Bode fshihej në banesën e Julian Kalemit, që po ashtu u vu në pranga nga policia në gusht të këtij viti.
Ndërsa gjatë operacionit, efektivët gjetën armë në shtëpinë e të afërmit të Julian Kalemit, Andrea alias Adriatik Kalemi, që mbante në shtëpi 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë.
Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit
Në kuadër të marrjes dhe zbatimit të masave për personat të cilët janë të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, për kryerjen e veprave penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë marrë informacion në rrugë operative se, në banesat e personave nën hetim A (A) alias S. K, dhe J.K strehohet shtetasi me iniciale A.B, person ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit me karakter shtrëngues personal “arrest në burg”, pasi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.
Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal ndaj:
– personit nën hetim me iniciale A (A) alias S. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesë dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, parashikuar nga nenet 278/3 dhe 4, 280, si dhe 287/1 të Kodit Penal.
– personit nën hetim me iniciale K, i dyshuar për kryerjen e vepraës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal.
29. Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me vendimin nr. 349, datë 29.08.2024, ka vendosur:
– Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 28.08.2024, ndaj personit nën hetim A (A) alias S. K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyesë dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”, parashikuar nga nenet 278/3 dhe 4, 280, si dhe 287/1 të Kodit Penal.
– Caktimin ndaj personit nën hetim A (A) alias S. K, masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale A (A) alias S. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e paligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit më të butë se “arresti në burg”.
29. Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, me vendimin nr. 348, datë 29.08.2024, ka vendosur:
– Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë datë 28.08.2024, ndaj personit nën hetim J.K, i dyshuar për kryerjen e vepraës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1 i Kodit Penal.
– Caktimin ndaj personit nën hetim J.K masën e sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga personi nën hetim me iniciale J.K i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë se ajo e “arresti në burg”.
Në përfundim të gjykimit, më datë 04.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga Gjyqtare znj. Arta Duka, vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 349, datë 29.08.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
– Miratimin e vendimit nr. 348, datë 29.08.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
Si ndodhi vrasja e Edmond Papës
Në vitin 2022, Andrew Bode, në bashkëpunim me dy të tjerë, dyshohet se ekzekutuan Edmond Papën. Disa ditë pas ngjarjes, u arrestua një nga autorët, 30-vjeçari Alban Velo, ndërsa Andrew Bode u arratis. Viktima, pronar i një lokali në Sarandë dhe me precedentë të mëparshëm penalë, u plagos disa herë me armë zjarri teksa po frekuentonte një bar-kafe në zonën e Selitës. Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por nuk arriti dot t’i shpëtonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Prishja e pazareve të drogës dyshohet se fshihej pas vrasjes së Edmond Papës. Ekzekutimi i tij ka ardhur si kundërpërgjigje e një eliminimi mafioz që i është bërë një kundërshtari të tij gjatë kësaj vere në Tiranë. Megjithëse me profil të ulët, 49-vjeçari dyshohet se ka qenë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu, ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Nga verifikimet ka rezultuar se Edmond Papa në Shqipëri kryesisht gjatë verës jetonte mes Sarandës dhe Fierit, por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.
AlbaniaWeb.net