Salah drejt fundit të aventurës me Liverpool, kampionët francezë në garë me “sheikët” arabë
Mohamed Salah me shumë gjasa do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Në fakt lojtari është gjithmonë e më larg “The Reds” me të cilët i përfundon kontrata në qershor të vitit 2025.
Në Arabinë Saudite e kërkojnë vazhdimisht 32-vjeçarin, por tashmë sipas “The Sun” bëhet me dije se dhe PSG është hedhur në sulm për shërbimet e tij. Parizienët po mendojnë seriozisht për këtë transferim dhe tashmë kanë nisur punën.
Kalimi i egjiptianit në Paris do të shtonte konkurencën në sulm dhe eksperienca e tij do të lehtësonte punën e Luis Enriques.