Sun, Nov 24, 2024

“Problem shumë të madh kemi barin”, trajneri i Partizanit analizon situatën e të kuqve: Hadroj në Kombëtare? Në vende të tjera ka më shumë nga kampionati

  • PublishedOctober 4, 2024

“Problem shumë të madh kemi barin”, trajneri i Partizanit analizon situatën e të kuqve: Hadroj në Kombëtare? Në vende të tjera ka më shumë nga kampionati
Aleksandar Veselinoviç mendon se skuadra e tij është gati për duelin ndaj Bylisit. Trajneri i Partizanit, ka folur sot para mediave në konferencë dhe ka theksuar se ka thuajse të gjithë ekipin në gjendje optimale për të bërë më të mirën në duelin ndaj ballshiotëve.

“Atmosfera është gjithmonë fantastike brenda grupit të djemve. Çdo fitore është një plus për vetëbesimin, Por në futboll, ajo që ndodhi ndaj Egnatia është e të kaluarës në krahasim me atë që është para nesh.

Kam parë të gjithë ndeshjet e Bylisit dhe kanë luajtur shumë mirë. Nëse analizoni ndeshjen me Egnatian, ku shkoi 0-0, kishte dy shanse të mëdha shënimi për ta. Edhe në ndeshjet e tjera luajtëm mirë, janë një ekip i mirë, mundohen të luajnë nga linja e pasme, mbrojtësit e qendrës janë të mirë. Në këtë kampionat nuk ka ndeshje të lehta, e cilësoj një ndeshje të vështirë. Në ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit, luajtën njëlloj mirë dhe shpesh ishin më mirë në fushë. Komplimentet e mia për lojën e tyre dhe kam respekt për ta. Të gjithë skuadrat që mundohen të luajnë futboll, kanë mbështetjen time.

Kanë ndryshuar trajner? Puna jonë është e vështirë dhe duhet të përshtatemi me të gjitha situatat dhe tani jemi kundër tyre. Duhet të jemi gati për çdo situatë. Duhet të mendojmë si do të jemi në fushë dhe si do të veprojmë.

Hadroj është i vetmi nga Superiorja që është në listën e Kombëtares, ky është informacion i ri për mua. Në vende të tjera kemi më shumë, por jam i lumtur për situatën. Hadroj është krenar të luajë për kombin dhe mendoj se është motivim për të. Në të ardhmen mendoj se do të ketë të tjerë në Kombëtare, do të jetë e mirë për të gjithë. Hadroj është një lojtar shumë i mirë, shumë djalë i mirë, është një lojtar i rëndësishëm për ne. Mendoj se do të jetë më i motivuar dhe ne të gjithë jemi të lumtur që është në këtë listë.

Fillimisht të mendojmë të kalojmë Bylisin. Pas Bylisit do të shoshim dhe do të mundohemi të përdorim kohën që të përgatitim më mirë për të gjithë situata skuadrën tonë

Statistikat me Bylisin? Këto informata janë të parat, por e them gjithmonë që ndeshja e radhës është një histori e re. Është një statistikë e mirë, por kur gjyqtari do të nisë ndeshjen nesër, statistikat nuk do të jenë të rëndësishme. Të rëndësishme do të jenë si do të vendosemi në fushë, si janë lojtarët e Bylisit. Nuk janë të rëndësishme statistikat kur nis ndeshja.

Situata e ekipit? Do të shohim gjithçka në seancën e fundit. Buxhelaj është mirë. Nuk shkon me U21 se është me të kuq, por do të shohim edhe me të gjithë lojtarët e tjerë se si është situata. Ne luajtëm me Egnatian në një fushë fantastike, por punojmë në bar sintetik, është një problem i madh, për lojtarët, është problem kur ndryshojmë në bar natyral. Jam i kujdesshëm që të them për problemet që mund të kenë lojtarët. Të gjithë trajnerët, ju siguroj se e kanë të gjithë trajnerët e tjerë.

Zguro? Mendoj se është një pyetje për klubin, mund të japin një përgjigje më të mirë rreth tij dhe të shohim se si do të vazhdojë,

Afrimet e verës jashtë? Varet nga situata, disa kishin dëmtime, për disa kemi më shumë zgjedhje për ato pozicione, disa kishin më parë probleme fizike. Çdo ndeshje ka emra të rinj në fushë, është situatë normale për ata, për mua, për stafin, për të gjithë. Çdo lojtar, të jeni të sigurt mendoj për gjithçka, është i rëndësishëm se kampionati është i gjatë. Mbaroi vera, është vjeshta e dimri, ndryshon atmosfera, fushat, ka dëmtime. Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët dhe duhet t’i përshtatemi skuadrave të ndryshme. Do të isha i lumtur të aktivizoja 20, por mund të hedh vetëm 11 lojtarë në fushë. Do të mundohem në kohën e pauzës, të organizojmë ndeshje miqësore, do të jetë e mirë për lojtarët pa praktikë ndeshje, me dëmtime, të rinj, do të jetë e rëndësishme dhe do të jem i lumtur se do të jetë e mirë për të gjithë.

Domgjoni? Mendoj se të gjithë në Shqipëri e njihni më mirë karrierën e tij dhe ku ka luajtur në klube të mira në Turqi, apo Kazakistan. Ai është fizikisht fantastik. Nuk ka luajtur që nga qershori, është për t’u përmendur, por ai më tregon çdo ditë që është shumë serioz dhe profesionist. Jam i sigurt se do të ndihmojë ekipin, por varet nga situata. Megjithatë, ai e tregon çdo ditë dhe në çdo situatë që është një profesionist i madh”, tha ndër të tjera Veselinoviç para mediave./ Panoramasport

AlbaniaWeb.net