Sat, Oct 5, 2024

Dinamo “thyen” Laçin dhe merr kryesimin e Superiores

  • PublishedOctober 5, 2024

Dinamo ka hapur sot ndeshjet e javës së 8 të Kategorisë Superiore me një fitore 2-1 ndaj Laçit, që i ka mundësuar skuadrës dinamovite që të ngjitet përkohësisht në kreun e renditjes.

Blutë dominuan takimin e sotëm të luajtur në Elbasan, teksa kërkuan me ngulm golin që në start dhe e gjetën me Mandelën. Pastaj ata ia dolën që të mbanin Laçin larg portë së tyre dhe të goditnin në momentin kur kurbinasit shtynë përpara, duke dyfishuar shifrat pas kundërsulmit perfekt të Zabërgjës.,

Laçi provoi në të gjithë mënyrat të shënonte dhe në fund ia doli të gjente rrjetën, në minutën e 7 shtesë nga 5 të akorduara nga gjyqtari. Por ishte shumë vonë për të kthyer fatin e sfidës, e cila sheh Dinamon që falë këtyre tre pikëve të ngjitet në kreun e Superiores.

()

AlbaniaWeb.net