“Komunikim me njerëz brenda dhe jashtë partisë”, Rama ndan fotot nga takimet e drejtuesve politikë në të gjithë vendin
Drejtuesit politikë të Partia Socialiste vijon takimet në të gjithë vendin, në përgatitje për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që mbahen vitin e ardhshëm.
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, publikoi këtë të shtunë një album me fotot e të gjithë drejtuesve në qarqe, gjatë takimeve të mbajtura me strukturat, ndërsa shkroi se komunikimi po bëhet me njerëz brenda dhe jashtë partisë.
“Angazhimi kapilar në çdo qark të vendit, ku në komunikim me njerëzit brenda e jashtë partisë, ka nisur ndërtimi i rrugës së #PS2030”, shprehet Rama.
AlbaniaWeb.net