Sat, Oct 5, 2024

VIDEO/ Manchester City thyen Fulham, Arsenali përmbys Southampton

  • PublishedOctober 5, 2024

Manchester City triumfoi 3-2 ndaj Fulham, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin anglez. Mysafirët nga Londra shënuan të parët me Pereiran, ndërsa Kovacic përmbysi llogaritë. Doku qetësoi tifozët e “Qytetarëve” me golin e tij në të 82-tën. Deri në fundin e sfidës, Fulham realizoi me Muniz,  gol që do shërbente vetëm për statistikë.

Arsenal bën detyrën në shtëpi. Gooners mundën 3-1 Southampton, në një ndeshje emocionuese. Archer “tundi rrjetën” për ekipin nga Southampton, ndërsa të besuarit e Artetës kthyen gjithçka në favorin e tyre me golat e Havertz, Martinelli dhe Saka.

Si Manchester City, ashtu edhe Arsenal, kanë të njëjtën kuotë pikësh: 17.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net