Sat, Oct 5, 2024

VIDEO/ Manchester City e Arsenal fitojnë me përmbysje, Liverpool ruan kreun e Premier League

  • PublishedOctober 5, 2024

Gjigantët e futbollit anglez zbritën në fushë këtë të shtunë për të luajtur javën e shtatë të Premier League, me ekipet pretendente që nuk zhgënjyen.

Në orën 13:30, Liverpooli u ndesh në transfertë me Crystal Palace. Një gol i Diogo Jotas në minutën e 9’ i jaftoi “Reds”-ave të Arne Slot për të marrë tre pikë të rëndësishme nga kjo transfertë.

Manchester City i Pep Guardiolës mundi me përmbysje skuadrën e Fulham. Ishte Mateo Kovacic dy herë dhe Doku për t’i dhënë fitoren “Qyetatrëve” me rezultatin 3-2.

Një fitore tjetër me përmbysje e arriti edhe Arsenal, që triumfoi në shtëpi përballë Southampton. “Shenjtorët” kaluan të parët në avantazh falë Archer në minutën e 55’, por përmbysja ishte e shpejtë me Havertz, Martinelli dhe Saka.

Në sfidat e tjera, Brentford triumfoi 5-3 përballë Wolves, Leicester mundi në shtëpi 1-0 Bournemouth, teksa West Ham nuk fali në Londër Ipswich me rezultatin 4-1.

Kështu kreu i kampionatit ruhet nga Liverpool me 18 pikë, ndërsa City dhe Arsenal e ndjekin me një pikë më pakë.

REZULTATET:

CRYSTAL PALACE 0-1 LIVERPOOL

Diogo Jota 9’

GOLI I JOTAS (VIDEO)

MANCHESTER CITY 3-2 FULHAM

Kovacic 32’, 47’, Doku 82’ / Perieira 26’, Muniz 88’

GOLI I PEREIRAS (VIDEO)

GOLI I PARË I KOVACIC (VIDEO)

GOLI I DYTË I KOVACIC (VIDEO)

GOLI I DOKUT (VIDEO)

GOLI I MUNIZ (VIDEO)

ARSENAL 3-1 SOUTHAMPTON

Havertz 58’, Martinelli 68’ Saka 88’ / Archer 55’

LEICESTER 1-0 BOURNEMOUTH

BRENTFORD 5-3 WOLVES

WEST HAM 4-1 IPSWICH

RENDITJA:



AlbaniaWeb.net