Wed, Nov 27, 2024

A po shuhen liderët e Hezbollahut? Grupi militant humb kontaktet me zëvendësuesin e të ndjerit Hassan Nasrallah

  • PublishedOctober 5, 2024

Hezbollahu ka humbur kontaktet me liderin e mundshëm që do të zëvendësonte Hassan Nasrallah, ish kreun e vrarë në një sulm nga forcat izraelite.

Një burim i sigurisë libaneze i tha CNN, se grupi ka humbur kontaktet me Hashem Safieddine që lur një rakete izralite goditi Bejrutin e jugut të premten.

Safieddine, kushëriri i Nasrallah kishte studiuar bashkë me të në Iran në vitet 1980 e së bashku ishin aktivë në grupin terrorist që po goditet nga Izraeli në Liban.

Vëllai i Safieddine është përfaqësuesi i Hezbollahut në Iran, ndërsa djali i tij është i martuar me vajzën e Qassem Soleimanit, gjenerali iranian i vrarë në një sulm me dron amerikan gjatë presidencës së Donald Trump në 2020.

Ashtu si kushëriri i tij Naserllah, edhe Safieddine iu bashkua Hezbollahut menjëherë pasi u krijua në fillim të viteve 1980.
Safieddine sipas mediave të huaja ka edhe një ngjashmëri të frikshme me kushëririn e tij të vrarë vjeçarin.

Ai është kreu i këshillit të Xhihadit të Hezbollahut dhe ndër anëtarët kryesorë të këshillit të tij Shura. SHBA dhe Arabia Saudite e cilësuan Safieddinin si terrorist në vitin 2017.



AlbaniaWeb.net