Wed, Nov 27, 2024

Çfarë ka ndodhur pas “BBV”, Egla Ceno flet për herë të parë: Jam penduar

  • PublishedOctober 6, 2024

Me nisjen e emisionit “Goca dhe Gra”, një prej moderatoreve, Egla Ceno, është rrëfyer lidhur me eksperiencën e saj në “BBV3” nga ku doli dhe fituese e atij edicioni.

Aktorja u shpreh se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.

Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi.

Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.