Sun, Oct 6, 2024

Aksident me vdekje në Mat, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

  • PublishedOctober 6, 2024

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç në Mat.

Policia bën me dije se shtetasi E.S., 19 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin E.D., (këmbësor), i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



AlbaniaWeb.net