Wed, Nov 27, 2024

Tirana/ Një lojtar vështirë se ia del, Shkëmbi bën gati “kurthin” për Teutën

  • PublishedOctober 6, 2024

Bledi Shkëmbi ka edhe një ditë kohë që të mbyllë stërvitjen dhe të vendosë për lojtarët që do të aktivizohen ndaj Teutës.

Takimi i fituar ndaj Skënderbeut ka ngatërruar jo pak letrat te Tirana, duke pasur parasysh dëmtimet e Solerit dhe Zharmunit. Nëse për spanjollin shanset janë të mëdha, francezi duket se këtë javë nuk e nis titullar dhe rrezikon stolin. Në këto kushte, dilemat janë të mëdha se cilët do të luajnë nga minuta e parë.

Dihet që në portë është Gentian Selmani, i cili deri ka treguar siguri në katërkëndor. Edhe mbrojtja me shumë mundësi do të jetë me tre ku aktivizohen Mici, Dembele, Kola. Problemi qëndron te katërshja e mesfushës dhe treshja e sulmit. Në krahun e djathtë ka një duel, por titullar e nis Gjumsi.

Haxhiu me shumë mundësi do të jetë në stol. Jonuzi i palëvizshëm dhe Soler ose Meta nëse nuk ia del spanjolli. Në sulm, Prengaj nuk ndryshon. Bajroviç në vend të Zharmunit dhe Abah që luan djathtas. Gjithsesi, ka edhe një stërvitje dhe Shkëmbi mund të bëjë edhe ndonjë lëvizje të fundit.

AlbaniaWeb.net