Sun, Oct 6, 2024

VIDEO/ Cagliari feston në Torino, i “rrëmben” Juventusit një pikë

  • PublishedOctober 6, 2024

Juventus ndalet në barazim 1-1 në Torino, në përballjen e javës së shtatë të kampionatit. Një sfidë me shumë ritëm, emocione, por që në fund nuk pati fitues.

Bardhezinjtë u vendosën në kërkim të golit që në fillim, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit. Në minutën e 13-të, “Zonja e Vjetër”  reklamoi 11 metërsh, pas një prekje me dorë në zonë të një prej futbollistëve mysafir. Për të akorduar penalltinë u desh ndërhyerja e sistemit VAR, me arbitrin që drejtoi gishtin nga pika e bardhë. Vlahovic u tregua i saktë, duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

Të besuarit e Mottas u përpoqën që të administronin rezultatin, por nuk ia dolën dot. Mysafirët nga Sardegna barazuan shifrat në minutën e 88-të me Marin, i cili ekzekutoi si duhet një penallti.

Conseisao lë në baltë skuadrën  torineze pikërisht atëherë kur duhej. Portugezi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89-të, për një simulim.

Me këtë rezultat, Juventus është në vendin e 3-të me 13 pikë, teksa numëron 3 fitore, 4 barazime, ndërsa nuk është mposhtur ende.

Në krahun tjetër, Cagliari ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e 15-të. Serie A ka në program edhe disa ndeshje të tjera për këtë javë, ku në fushë do zbresin Roma, apo edhe Milan.

(VIDEO)

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net