Sun, Oct 6, 2024

VIDEO/ 3 pikë në kasafortë, Lazio vuan por ia del ndaj Empolit të Ismajlit

  • PublishedOctober 6, 2024

Lazio vuan por ia del të fitojë 2-1 në kryeqytet ndaj Empolit. Mysafirët shënuan me Esposito pas 9 minutash lojë, duke treguar se nuk kishin shkuar në “Olimpico” thjeshtë për shëtitje.

Lacialët shtuan presionin dhe vendosën ekuilibrat me Zaccagnin në të 45-tën. Në fillimin e pjesës së dytë, Castellanos shpërdoroi një mundësi të artë për përmbysjen e madhe, pasi gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Heroi i ekipit të Baronit ishte Pedro, me golin e tij 6 minuta para fundit.

Te Empoli titullar ishte Ardjan Ismajli, paraqitja e mbrojtësit të kombëtares u vlerësua me notën 7.4.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net