Anglia, 3 lojtarë largohen nga grumbullimi, erdhën të dëmtuar nga skuadrat e tyre
Morgan Gibbs-White, Ezri Konsa dhe Kobbie Mainoo do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë në tetor në Nations League, kundër Greqisë dhe Finlandës. Federata ka njoftuar se futbollistët në fjalë nuk janë të gatshëm, pasi janë dëmtuar në klubet respektive.
“Të tre lojtarët kanë pësuar lëndime në klubet e tyre përkatëse në fundjavë dhe nuk do të jenë të grumbulluar për ndeshjet e Nations League kundër Greqisë dhe Finlandës” – Shkruan Federata. Anglia është në vendin e dytë në League B me 6 pikë.
(J.S/)