Sun, Nov 24, 2024

“Dashuri për fanellën”, Spalletti i kënaqur nga shpirti i ekipit: Të ndërtojmë një ekip solid

  • PublishedOctober 8, 2024

Fillimisht Belgjika dhe më pas Izraeli. Italia bëhet gati për dy sfidat e radhës në Ligën e Kombeve, por ekipi “azzurr” qëndron i qetë në krye në kuotën e 6 pikëve pas 2 ndeshjeve. Luciano Spalletti i ka idetë e qarta se çfarë pret, çfarë kërkon nga ekipi i tij:

“Vazhdimësi, kjo është fjala kyçe. Duhet t’i shfrytëzojmë mirë këtë ndeshje, këtë grumbullim. Dëmtimet ndodhin, por kjo vjen kur lojtarët kanë presion në tokë, ndikon më shumë se sa lodhja muskulore. Lojtarët janë entuziast, u shfaqën të lumtur që u ritakuan, pash të njëjtin shpirt ashtu si në grumbullimin e fundit”, u shpreh Spalletti duke shpjeguar më pas pse preferoi të marrë 23 lojtarë dhe jo 26 sa është edhe numri i lejuar:

“Kështu e mendova, nëse do të ftoja 26 do të isha i detyruar të lija dikë jashtë. Ne duhet të jemi një grup i fortë. Nëse jemi të fortë, nëse jemi një grup solid edhe golat do të vijnë herët apo vonë”, theksoi Spalletti.

()

AlbaniaWeb.net