Sat, Nov 23, 2024

Protesta e PD-së: Molotov dhe përleshje me policinë

  • PublishedOctober 8, 2024

Në Tiranë pati përplasje të dhunshme të hënën në mbrëmje, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike goditën zyrën e Kryeministrit, selinë e Partisë Socialiste , Ministrinë e Brendshme dhe ndërtesën e Bashkisë Tiranë me kokteje molotov.

Pati edhe përplasje me policinë jashtë parlamentit, ku oficerët përdorën gaz lotsjellës kundër protestuesve në përpjekje për të qetësuar trazirat.

Policia hedg gaz lotsjellës jashtë ndërtesës së Kuvendit | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Mbi 1,000 policë ishin dislokuar në qendër të Tiranës në përpjekje për të ruajtur rendin. Policia njoftoi se dhjetë oficerë u plagosën gjatë përplasjeve, por nuk dha informacion për numrin e protestuesve të plagosur.

Mbështetësit e opozitës po shprehnin zemërimin e tyre pasi deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji u dënua me 12 muaj burg për kallëzim të rremë. Salianji pretendon se është viktimë e një hakmarrjeje politike.

Kryetari i Partisë Demokratike, , i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe përballet me akuza për korrupsion, përshëndeti protestën e së hënës: “Beteja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon,” shkroi Berisha në Instagram. Ai akuzon qeverinë e Ramës për bashkëpunim me kriminelët, akuza që Rama i mohon.

Policia rrethon zyrën e kryeministrit Edi Rama | Foto: Nensi Bofdani

Trazirat në Tiranë ndjekin një incident tjetër të dhunshëm javën e kaluar, kur deputetët e opozitës thyen dhe dogjën karrige në sallën e parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së Salianjit dhe thuhet se hodhën mbeturina drejt kryetares të parlamentit dhe ministrave.

Policia njoftoi më herët se ka referuar në SPAK për ndjekje penale 25 deputetë të Partisë Demokratike.

Protestuesit hedhin molotov drejt Kryeministrisë | Foto: Nensi Bogdani

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deklaroi se protesta synonte krijimin e një qeverie teknike që do ta fuste vendin në zgjedhje.

“Sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në Tiranë. Regjimi i tërbuar sot mori një mesazh: jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, qeverisë teknike, ndryshe nuk do të ketë paqe asnjëherë”, deklaroi ai.