Tue, Oct 8, 2024

Pësoi dëmtim të rëndë, Bremer pas operacionit: Hapi i parë drejt rikthimit

  • PublishedOctober 8, 2024

Pas operacionit të suksesshëm në gju, mbrojtësi i Juventusit, Gleison Bremer postoi një fotografi nga spitali.

“Ky është hapi i parë drejt rikthimit. Faleminderit të gjithëve për mesazhet që më dërguat dhe për dashurinë që keni treguar. Ka qenë diçka fantastike” – shkruan Bremer.

Braziliani 27-vjeçar parashikohet që të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 6 muaj. Mungesa e tij ka detyruar bardhezinjtë e Juves që të nisin punën për të gjetur futbollistin e duhur për ta zëvendësuar.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net