Sat, Nov 23, 2024

Ndryshimi i Sëmundjeve të Zemrës tek Burrat dhe Gratë – Çfarë Duhet të Keni Kujdes

  • PublishedJune 2, 2023

Zemra e një gruaje mund të duket e njëjtë me atë të një burri, por sipas ekspertëve, ndryshimet janë të mëdha.

Për shembull, zemra e një gruaje dhe barkushet e saj janë më të vogla.

Muret që ndajnë barkushet e zemrës janë më të holla.

Zemra e një gruaje pompon më shpejt se ajo e një burri, por në çdo kontraktim të saj zemra nxjerr 10% më pak gjak.

Kur një grua është e stresuar, rrahjet e zemrës janë më të larta dhe zemra pompon më shumë gjak.

Kur një burrë është i stresuar, arteriet e zemrës  ngushtohen duke nxitur rritjen e tensionit të lartë të gjakut.

Të gjitha këto fakte tregojnë se gjinia luan një rol thelbësor jo vetëm në shfaqjen e simptomave por edhe tek trajtimi dhe rezultati i tij.

Sëmundjet e Arterieve Koronare

Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.

Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare.

ISHP identifikon sëmundjet e arterieve koronare/ sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditjen në tru (sëmundjet cerebrovaskulare) si dy sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje në vendin tonë.

Kur vjen puna tek sëmundjet koronare, gratë dhe burrat përballen me faktorë të ndryshëm rreziku por edhe me simptoma.

Këtu përfshihen: problemet me vezoret, diabeti dhe tensioni i lartë gjatë shtatzanisë.

Një grua ndikohet gjithashtu nga faktori genetik në rast se babai i saj është diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme para moshës 55 vjeç dhe nëse motra ose nëna është diagnostikuar përpara moshës 65 vjeç.

Ataku në zemër lë pasoja të ndryshme tek burrat dhe gratë.

Gratë Pësojnë Atak Në Zemër Në Moshë Të Thyer

Meshkujt janë më të rrezikuar nga një atak në zemër në moshë më të re.

Estrogjeni u ofron grave një lloj mburoje nga sëmundjet e zemrës deri kur ato të arrijnë në menpauzë.

Kjo është arsyeja përse mosha mesatare e një gruaje që preket nga ataku në zemër është 70 vjeç, ndërsa ajo e një burri është 66 vjeç.

Simptoma Të Ndryshme Të Atakut Në Zemër

Kur një burrë përjeton një atak në zemër ai goditet së pari nga një dhimbje e mprehtë në kraharor.

Tek gratë, simptomat e atakut në zemër shfaqen tre deri në katër javë përpara se ky problem të shpërthejë plotësisht.

Këto simptoma përfshijnë: lodhjen dramatike, mungesa e gjumit, vështirësia në frymëmarrje, djersitja, dhimbje në qafë, shpinë ose nofulla  e të tjerë.

Sëmundjet Koronare Tek Femrat Diagnostikohen Me Vështirësi

Këto sëmundje prekin direkt enët e vogla të gjakut të cilat nuk dallohen gjatë koronografisë.

Kjo është arsyeja përse gratë duhet të konsultohen me një kardiolog pavarësisht rezultatit të koronografisë.

Ataku Në Zemër Është Më i Ashpër Tek Gratë

Një grua që kalon një atak në zemër ka nevojë të qëndrojë më gjatë në spital.

Kjo për arsyen se gratë kanë probleme të tjera të padiagnostikuara apo trajtuara siç është tensioni i lartë apo diabeti./AgroWeb.org