Inzaghi thirret në Prokurori, vijojnë hetimet për çështjen kundër ultrasve të Interit e Milanit
Pauza e kampionatit për shkak të impenjimeve të kombëtareve në Nations League, ka risjellë vëmendjen sërish në Itali, tek çështja e hetimit të nisur nga prokuroria italiane sa i takon problematikës së ultrasve të Interit dhe Milani.
E pikërisht sa i takon kësaj çështje ka informacione të rëndësishme. Insitucioni i hetimit në vendin fqinj do të nisë një seri marrjesh në pyetje, të personave që nga hetimet kanë rezultuar se kanë patur kontakte me kapo ultrat e dy skuadrave milanezë apo edhe personave që për shkak të detyrës kanë informacion lidhur me këto çështje.
Emri më i bujshëm është ai i trajnerit aktual të kampionëve të Italisë, Simone Inzaghit. Ai pritet që në ditët në vijin të dëshmojë mbi faktin se çfarë lidhje ka patur me kapon e ultrasve të Curva Nord Marco Ferdico, sa i takon çështjes së biletave për finalen e Uefa Champions League në 2023 mes Cityt dhe interit të zhvilluar në Stamboll, ku nga përgjimet e telefonatave ka rezultuar se Ferdico dhe Inzaghi kanë komunikuar me njëri tjetrin, për të mundësuar një numër biletash për tifozët interistë. Por jo vetëm Inzaghi, shumë shpejtë pritet të merren në pyetje edhe ish kapiteni ziklatët Zanetti, ish qendërmborjtësi Marco Materazzi si dhe lojtarët Çalhanoglu, Barella, Skriniar, si persona që kanë dijeni për faktet.
Ndërkohë e njëjta problematikë edhe tek Milan, teksa për momentin është lakuar nga mediat vetëm emri i kapitenit Davide Clabria, i cili do të tjirret nga prokuroria italiane, për të dëshmuar për komunikimet e tij me ish kapon e Curva Sud të Milanit, Lucca Lucci, i cili u arrestua pak ditë më parë për përfshirje në grupet kriminale.