“Ti punon duke vjedhur”, nuk ndalen debatet mes Vokshit dhe Ndrecës, socialisti: Nëse ke këllqe hajde m’i provo në Gjykatë, por aty filloni me sms-të ju
Nuk kanë të ndalur debatet dhe përplasjet verbal mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës te Komisioni hetimor parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Vokshi kërkon që të nxirët jashtë dëshmitari, Gentian Opre, pasi sipas saj mbledhja nuk është hapur, ndërakohë që Ndreca i thotë se mbledhja është hapur deh se duhet të vazhdojë puna.
Ajo deklaron se mbledhja është hapur pa praninë e saj, pasi u vonua të futet në mbledhje sepse e ndaloi garda.
Pjesë nga debati:
Plarent Ndreca: Unë nuk punoj duke i rënë tavolinës
Albana Vokshi: Ti punon duke vjedhur
Plarent Ndreca: Po ke këllqe hajde në gjykatë dhe ma provo
Albana Vokshi: Po jo unë mo, po ata që kanë urdhëruar
Plarent Ndreca: Se kur shkoni te gjyqtari aty fillojnë sms. Apo tua tregojmë këtu sms e kolegëve të tu
Albana Vokshi: Tregoji
Plarent Ndreca: Jo mo si tregoj, se ju i meritoni, ndaj jeni këtu ku jeni
AlbaniaWeb.net