Sun, Nov 24, 2024

Franca “shpërthen” me “poker”, Izraeli dorëzohet pa kushte, feston Deschamps: Kishim kohë që nuk argëtoheshim

  • PublishedOctober 11, 2024

Me mëndje te lufta dhe në fushë asnjanëse, Izraeli dorëzohet pa kushte përballë Francës, me “gjelat” që u imponuan me lojë dhe rezultat. Më në fund, ekipi i Deschamps çlirohet duke siguruar një fitore me “poker” golash, një sukses 4-1 që i mban në lojë në Grupin 3 në Ligën e A.

Pa Mbappe të dëmtuar dhe Griezmann të tërhequr, Deschamps kishte hedhur në fushë një formacion shumë ndryshe mbi të gjitha në fazën sulmuese, ku Kolo Muani mbështetej nga Dembele, Olise dhe Nkunku.

7 minuta lojë i mjaftuan për të kaluar në avantazh me Camavinga, por izraelitët reaguan në minutën e 24-ët duke barazuar shifrat në 1-1. Paqja nuk zgjati shumë pak, pasi katër minuta më pas, Nkunku rikthehu Francën në avantazh.

Ekipi i  Deschamps hasi pak vështirësi për të mbyllur ndeshjen pasi goli i çlirimit erdhi në minutën e 87-të, ndërsa dy minuta më pas Barcola kompletoi “pokerin” e golave.

Ky rezultat, por dhe sjellja e ekipit kënaq trajnerin Deschamps: “Jam i kënaqur me lojën, kishim kohë që nuk shënonim 4 gola. Ishim serioz dhe të zellshëm në fushë”, u shpreh Deschamps.

()

AlbaniaWeb.net