Baba për herë të parë, Haaland ndal lajmin special në natën e rekordeve
Nuk kishte natë më speciale për të bërë publike një lajm kaq të ëmbël. Erling Haaland zgjodhi të tregojë se do të bëhet baba pikërisht në natën kur theu një rekord 92 vjeçar duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në historinë e përfaqësueses norvegjeze. Haaland bëri gjestin e biberonit, ndërsa poshtë bluzës së tij mbante edhe topin pas ndeshjes.
Haaland nuk u mjaftua vetëm me gjeste, por në profilin e tij në Instagram ndau me miliona fansa lajmin se do të bëhet baba. Haaland është i lidhur prej kohësh me bukuroshen Isabel Johansen, me të cilët tashmë do të bëhen prindër.
(J.S/)