“Ai është gati për një klub të madh”, trajneri i Empolit flet për Ismajlin
Ardian Ismajli vazhdon të bëjë paraqitje të mira me Empolin. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është pjesë fikse e formacionit të trajnerit Roberto D’Aversa, i cili ka folur për lojtarin kuqezi, në një intervistë të dhënë për “Corriere dello Sport”. “Ismalji tashmë është gati për një klub të madh”, – tha D’Aversa.
28-vjeçari është pjesë e Empolit prej 4 sezonesh, ndërsa ka mbajtur veshur fanellën e kësaj skuadre për më shumë se 70 ndeshje. Më herët, ai është impenjuar me Hajduk Split dhe Spezia.
(J.S/)