Fri, Oct 11, 2024

“Me këta lojtarë jemi gati për Kupën e Botës”, tekniku Martinez: Ronaldo është gati, nuk e di nëse do të luajë titullar

  • PublishedOctober 11, 2024

Cristiano Ronaldo ndjehet ende në formë, pavarësisht viteve që ecin. E konfirmon këtë gjë, tekniku spanjoll i Portugalisë, Roberto Martinez, i cili në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes ndaj Polonisë.

“Mendoj se Cristiano ka zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë. Për momentin nuk mund të flas nëse do të jetë apo jo mes 11 lojtarëve që do të startojë sfidën ndaj polakëve.

Ne kemi një grup shumë të plotë futbollistësh. Mendoj se me këtë grup do ta kemi më të thjeshtë punën për të përgatitur ekipin për Kupën e Botës në 2026”, theksoi Roberto Martinez.

AlbaniaWeb.net