Nations League/ Gjermania fiton ndaj Bosnje-Hercegovinës, Holanda shmang humbjen
Gjermania bën detyrën ndaj Bosnje-Hercegovinës, duke triumfuar 1-2, në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Golat për të besuarit e Nagelsmann erdhën nga Undav, i cili realizoi dopietë. Goli i Dzekos në minutën e 71-të rihapi llogaritë, por gjithsesi vetëm kaq, me “Panzerat” që marrin këtë fitore të rëndësishme.
Barazim 1-1 mes Hungarisë dhe Holandës. “Tulipanët” pësuan gol nga Sallai në minutën e 32-të dhe arritën që të shmangin disfatën vetëm në fund me golin e Dumfries.
(J.S/)