Sat, Oct 12, 2024

NOTAT/ Mbrëmje e errët për Kombëtaren, kalojnë “klasën” vetëm Asllani dhe Ismajli, SofaScore “ngel” Dakun

  • PublishedOctober 12, 2024

Të gjesh detaje pozitive nga transferta e Çekisë është jashtëzakonisht e vështirë, pasi në fushë thuajse nuk funksionoi asgjë. Çekët ishin dominues në çdo aspekt, krijuan 19 raste, goditën 9 herë kuadratin dhe kishin 61% kontrollin e topit.

“SofaScore”, faqja e specializuar për statistikat ngel pjesën më të madhe të legjionarëve kuqezi, ku vetëm dy prej tyre, Asllani dhe Ardian Ismajli arritën të kapin notën 7.

Gjithnjë sipas “SofaScore”, lojtari më i vlerësuar në radhët e kuqezinjve rezulton Kristjan Asllani, nota 7,2 për mesfushorin e Inter, ndërsa pas tij vjen Ismajli me notën 7.

Notat Sofa Score
Notat Sofa Score

Lojtari më pak i vlerësuar rezulton Mirlind Daku, nota 6,2. Daku ishte i zëvendësuari i parë i Sylvinho, ndërsa majën e sulmit ia besoi Indrit Tucit i cili zhvilloi ndeshjen e parë me Kombëtaren A.

Pas Dakut vjen Qazim Laçi me 6,4, ndërsa një mbrëmje negative përjetuan edhe Hysaj, Mitaj, Kumbulla, Bajrami të vlerësuar me 6,7.

()

AlbaniaWeb.net