Tue, Nov 26, 2024

Sara ishte shkaku i prishjes së marrëdhënies së Bardhit me menaxherin?

  • PublishedOctober 12, 2024

Gjatë intervistës së zhvilluar për “Prive” Bardhi nuk mbeti pa përmendur dhe marrëdhënien e tij me menaxherin, gjë që është komentuar gjatë në rrjet.

Ndonëse është përfolur se ka qenë Sara ajo që e ka prishur marrëdhënien e dyshes, Bardhi është rrëfyer se si qëndron e vërteta:

“Kur kemi qenë brenda në Big Brother, si unë dhe Sara kemi pasur shumë respekt, për ish-menaxherin. Kur kemi dalë, kemi parë shumë deklarata nëpër intervista, që nuk ka folur shumë fjalë të mira për Sarën.
 
Dhe kur dola normal që u bëra shumë nervoz dhe e pyeta pse e kë bërë këtë. Nuk po them që e ka sharë, por as nuk e ka lavdëruar. Jemi ulur, e kemi diskutuar pse e ka bërë këtë. Nuk më tha që jemi kundër lidhjes, por më tha kemi menduar që ti s’e ke seriozisht, se ne të njohim ty si djalë. Dhe unë para Bigut nuk kam qenë person që kam ndenjur në lidhje ose që kam pasur qëndrueshmëri në lidhje. Dhe kanë pasur dyshimet e veta.
 
Kështu që, kur kemi dalë, jemi ulur dhe e kemi diskutuar këtë punë. I kemi zgjatur duart burrash dhe jemi marrë vesh. Dhe kemi vazhduar të punojmë prapë. Sara nuk është përgjegjëse absolutisht për çfarë ka ndodhur. Kam punuar prapë dhe kam nxjerrë edhe dy këngë pasi kam dalë nga Big Brother. Por problemet tona reale kanë qenë probleme të brendshme të ekipit, që kanë filluar prej 2022-shit. Mosmarrëveshje, probleme financiare… Kanë qenë problemet tona dhe ka ardhur një pikë ku i kemi dhënë fund marrëveshjes dhe kemi vazhduar rrugët tona. Shikoj akoma komente që e ka prishur Sara marrëdhënien, por jo!”