Aeroporti thyhen rekordet! Numri i pasagjerëve dhe fluturimeve është dyfishi i i vitit të kaluar
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës theu rekordin gjatë sezonit veror me 1 milion pasagjerë në muaj, ku numëroheshin mbi 250 fluturime në ditë, por ky boom udhëtimesh ajrore vijon edhe në vjeshtë, ku në 9 muaj të 2024 ka kaluar shifra e 8 milionë pasagjerëve.
Një rritje më shumë se dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Këtu në aeroport ka kaq shumë njerëz! Dhe më duket shumë i këndshëm. Mbi të gjitha punonjësit kaq mikpritës”, u shpreh një turiste norvegjeze.
Pavarësisht fluksit të madh, aeroporti ndërkombëtar i Tiranës si pjesë e Kastrati Group është kujdesur të sigurojë një përvojë fantastike udhëtimi duke shtuar kapacitetet dhe shërbimet për pasagjerët.
“Jam nga Anglia dhe imazhi për Shqipërinë te ne po ndryshon. Dëgjoj shumë njerëz që thonë “Shqipëri? Le të shkojmë ta vizitojmë”, ndaj i premë dhe ne biletat dhe e shijuam. U dashuruam me njerëzit këtu dhe u ndjemë të sigurtë, e harxhuam shumë pak krahasuar me shtrenjtësinë ku jetojmë”, tha një turiste britanike.
Pajisjet e kontrollit janë shtuar, dy skanera sigurie shtesë të teknologjisë të fundit, teksa përfshirja e sistemit e-gates ka ndikuar për të ulur fluksin te sportelet e policisë. Numrat në rritje të turistëve që fluturojnë në tokën e shqiponjave lidhet edhe me destinacionet e reja sezonale që TIA ka sjell, apo linjat low cost me kosto konkurruese si dhe rritjen e mundësive për udhëtime direkte në shumë qytete të botës.
“Të jem e sinqertë, vërtet më pëlqen këtu. Ajo energjia juaj, stili i jetës, më duket i ngjashëm me vendlindjen time, nga Kina. Fakti që ska më viza për të vizituar Shqipërinë, një arsye më shumë që të vinim. Dhe dua te theksoj se njerëzit këtu janë kaq të sjellshëm e miqësor”, u shpreh një turiste kineze.
“E dua Shqipërinë. Erdha sepse një muaj më parë ishte djali me nusen dhe më thanë: duhet të shkosh. Ishte perfekt”, rrëfeu një angleze.
Në 3 vitet e fundit Kastrati Group ka arritur të realizojë rreth 85% të investimeve që ishin parashikuar të kryheshin deri në vitin 2040 dhe mbi të gjitha dhe shumë investime të reja për të përballuar fluksin e lartë të pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.
AlbaniaWeb.net