Saka “tremb” Arsenalin, sulmuesi lë grumbullimin e Anglisë, shkak dëmtimi
Lajm i keq për Arsenal. Sulmuesi anglez, Bukoyo Saka është dëmtuar gjatë impenjimit me kombëtaren e “3 luanëve”, duke u larguar menjëherë nga grumbullimi. Situata do të vlerësohet në fillimin e javës që vjen, me “Gooners” që shpresojnë që Saka të mos ketë asnjë problem serioz.
Lojtari në fjalë është pjesë stabël e formacionit të Artetës, me teknikun që e shikon atë si mjaft të rëndësishëm për skuadrën.
23-vjeçari luajti 53 minuta në ndeshjen Angli-Greqi, të zhvilluar pak ditë më parë. Ai numëron 42 ndeshje me përfaqësuesen dhe 12 gola të realizuar.
(J.S/)