Sun, Nov 24, 2024

Lirimi nga burgu i Saimir Tahirit, Berisha: U bë me urdhër të Ramës, ish-ministri e paralajmëroi se…

  • PublishedJune 2, 2023

Ish-kryeministri Berisha komentoi sot edhe vendimin e Gjykatës së Elbasanit për të liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut”, tha Berisha.

Sipas tij “Është një urdhër direkt i Edi Ramës. Sajmir Tahiri ia dha këtë paralajmërim botërisht dhe zyrtarisht që në qoftë se ‘unë do di të mbrohem’. Më në fund arriti ta mposhtë Ramën, i cili tani është i mbërthyer në aferën McGonigal”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.