Realizoi gol me Kosovën, Krasniqi: Fusha e papërshtatshme, ndikoi në lojë
Ermal Krasniqi, sulmuesi i Kosovës, ndihmoi skuadrën me një gol, në fitoren 1-2 ndaj Lituanisë. Pas ndeshjes, futbollisti e cilësoi ndeshjen si të luftuar nga të dyja palët, ndërsa theksoi faktin se fusha lituaneze nuk ishte në kushte optimale.
“Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja palët, por mendoj që u paraqitëm mirë në mbrojtje”.
Fusha mund të them se ishte në një gjendje katastrofale nuk na lejoi ta bëjmë ndeshjen tonë si dimë ne, mendoj që kjo pak ndikoi, por më e rëndësishmja është që dolëm me tri pikë” – tha ai.
(J.S/)