Sat, Oct 12, 2024

Serbi-Zvicër, Xhaka udhëheq Helvetët si kapiten

  • PublishedOctober 12, 2024

Granit Xhaka do të jetë titullar i Zvicrës në ndeshjen ndaj Serbisë, takim ky i vlefshëm për Nations League. Mesfushori me origjinë shqiptare udhëheq Helvetët në këtë përballje të “nxehtë”, që mbahet në Stadion Dubočica (Leskovac).

Takimet direkte mes këtyre dy përfaqësuesve kanë prodhuar gjithmonë tension, teksa siç dihet, politika ngatërrohet me sportin.

Zvicra renditet në vendin e fundit me 0 pikë pas dy ndeshjesh, ndaj në këtë takim do kërkojë rezultat pozitiv. Serbët janë në vendin e 3-të me 1 pikë.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net