Anglia në kërkin të një trajneri, në bisedime me teknikun gjerman
Anglia është në kërkim të një trajneri, që prej largimit të Gareth Southgate pas Euro 2024. Sipas raportimit të WELT TV, “3 luanët” janë në negociata me ish-teknikun e Bayern Munichut, Thomas Tuchel.
Në bazë të asaj që shkruhet, negociatat kanë avancuar dhe shumë shpejt mund të ketë një marrëveshje mes palëve. 51-vjeçari gjerman Tuchel ka drejtuar më parë ekipe si Dortmund, PSG apo Chelsea. Aktualisht, Anglia drejtohet nga Lee Carsley.
(J.S/)